Fundamenti

Gjykohet shqiptari për vrasjen e të bijës dhe gruas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një shqiptar, sot 58 vjeçar nga Maqedonia, po përgjigjet para Gjkatës Penale në Schwyz për vrasje të rëndë të shumëfishtë. Procesi ka filluar sot (e hënë). Prokuroria e ngarkon atë për krimin e paskrupullt që ai e ka kryer në vitin 2011, në Einsiedeln, duke vrarë të bijën 24 dhe bashkëshorten 48 vjeçare.

Tragjedia ka ndodhur më 28 maj 2011. I akuzuari kishte qëlluar disa herë me revole në drejtim të të bijës dhe pastaj edhe të bashkëshortes. Vajza me atë rast kishte pësuar plagë vdekjeprurëse ndërsa gruaja, nga plagët e marra kishte ndërruar jetë më vonë në spital.

Pas këtij akti, shqiptari nga Maqedonia dyshohej se vrasjet i kishte kryer “në mbrojtje të nderit”. Por, sipas prokurorit të lëndës, në rastin e kësaj vrasje bëhet fjalë për më shumë se një motiv.

ARKATANA

Nga maji 2011 dorasi mbahet në burg. Ai ka pranuar që nga fillimi vrasjet e kryera, transmeton albinfo.ch.

Përveç se për vrasje të shumëfishtë, të rëndë, ai akuzohet edhe për tentim vrasje. Gjatë procedurës së zhvilluar lidhur me dy vrasjet është konstatuar se ai donte të vriste edhe vajzën tjetër, thotë prokuroria.

Procesi gjyqësor kundër vrasësit të dyfishtë pritet të përfundojë brenda ditës së sotme, me ç`rast do të shqiptohet edhe dënimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.