ARKATANA

Gjykohen dy vëllezër shqiptarë për ndjekjen “si në filma” në autostradë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dy shqiptarë, vëllezër mes vete, e kishin qëlluar me armë makinën e bashkatdhetarit të tyre. Ky i fundit, i frikësuar ia kishte shkelur gazin për të ikur. Kështu kishte filluar një ndjekje si në filma nëpër autostradë…

Në mars të vitit 2016 në hyrje të tunelit Baregg një automobil kishte marrë flakë pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Si i sulmuari ashtu dhe të sulmuarit ishin shqiptarë të Kosovës. Dy veta, vëllezër mes vete e kishin qëlluar makinën e bashkatdhetarit të tyre. Ky i fundit, i frikësuar ia kishte shkelur gazin për të ikur prej tyre. Kështu kishte filluar një ndjekje si në filma nëpër autostradë. Ndërkohë i ndjekuri humb kontrollin dhe makina e tij mercedes merr flakë pak para tunelit Baregg, shkruan aargauerzeitung.ch. Pastaj ai del nga makina që po digjej dhe ikë këmbë nga autostrada.

Tash ndaj tre personave të përfshirë është ngritur aktakuzë.

ARKATANA

Zëdhënësja e prokurorisë së Kantonit Aargau Elisabeth Strebel thotë për televizionin Tele M1 se ende nuk është krejtësisht e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë konflikt, transmeton albinfo.ch. Por, ka shtuar ajo, ne e dimë se ka pasur probleme financiare në mes të dy palëve.

Palët kanë deponuar deklarata të ndryshme lidhur me atë që kishte ndodhur atë natë marsi. Dyshimet tash janë ngritur edhe në raport me deklarimet e viktimës. Por, strebel thotë se ajo që është e sigurt është e dhëna se mbi të ishte qëlluar me armë. Pra kosovari sot 44 vjeçar ka shtënë me armë nga makina ndërkohë që vëllai i tij voziste, përcjell albinfo.ch. Prokurori ka kërkuar 9 vjet burg për personin që ka shtënë me armë dhe 6 vjet për shoferin e makinës.

http://www.albinfo.ch/gjykohen-dy-vellezer-shqiptare-per-ndjekjen-si-ne-filma-ne-autostrade/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.