UBT

Gjykim tendencioz, futbolli kosovar një hap prapa

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bordi i Klubit Futbollistik “Gjilani” ka mbajtur mbledhje urgjente menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së barazhit ndaj Ferronikelit, me ç’rast shprehë indinjatën e thellë lidhur me ndarjen e drejtësisë. Gjykim ky që ia humbi punën dhe investimet e shumta për një vit të tërë qytetit gjilanas për ta kthyer në elite njërën ndër skuadrat më me traditë në vendin tonë.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Fatmir Tahiri kishte ardhur me tendenca të qarta që ta dëmtojë skuadrën e Gjilanit dhe kjo u vërejt qysh në minutat e para të ndeshjes duke i mbrojtur futbollistët e Ferronikelit dhe duke i kursyer nga kartonët, pasi ata të shtunën do ta zhvillojnë finale e Kupës ndaj Hajvalisë dhe asnjëri prej tyre nuk duhej mungonte.

Startet brutale në pjesën e parë ndaj lojtarëve si Zgjim Mustafa e Filonit Shaqiri, gjyqtari Tahiri nuk deshi ti shihte duke mbyllur sytë për futbollistët rival ndërkohë që për protestat krejtësisht normale ndëshkonte futbollistët gjilanas. Ky ishte qëllimi kryesor i tij që ta largonte ndonjërin nga loja pasi vetëm gjatë pjesës së parë shpërndau pesë kartonë të verdhë për lojtarët e Gjilanit, ndërkohë për startet dhe ndërhyrjet që më shumë i ngjanin sportit të ‘Karates’ gjyqtari Tahiri nuk dëshironte të dëgjonte.

Pika kulminante dhe momenti kryesor që ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e takimit ishte rasti i arkordimit të një penaltie që vetëm gjyqtari Tahiri e pa. Kjo tregon më së miri për tendencën e gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri, pasi që edhe në pamjet televizive shihet qartë se futbollisti me numër 17 i Gjilanit, Lirian Ferati ka luajtur me gjoks dhe topi ishte larg kontaktit me dorë. Mirëpo, përkundër se ishte mjaft afër ngjarjes gjyqtari Tahiri vendosi të zgjidhte atë që nuk ekziston, të akordonte penalltinë. Penaltia e akorduar në favor të skuadrës rivale ka ndikuar direkt në rezultat pasi me ato shifra skuadrat shkuan në vazhdime pastaj në penalti.

Eco Higjiena

Mirëpo nga rastet e krijuara nga dy skuadrat askush s`mund të garanton që skuadra rivale do të shënonte pos penaltisë.

Kërkojmë që Organet Kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës të marrin masa urgjente ndaj këtij gjyqtari i cili dëmton futbollin e Kosovës e në veçanti punën e madhe dhe investimet e mëdha të Klubit Futbollistik ‘’Gjilani’’.

E vetmja gjë pozitive dhe shpresë nga ky skandal arbitral është kontrollori i ndeshjes Përparim Hasani njëherit edhe Kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe besojmë se do t`i jap dënimin e merituar gjyqtarit në fjalë. Kërkojmë nga Organet Kompetente të analizojnë në tërësi ndeshjen dhe materialin filmor të bollshëm për të konstatuar dëmin që na është bërë. Prandaj pasi jemi të dëmtuar në mënyrë drastike kërkojmë përsëritjen e ndeshjes thuhet në reagimin e KF “Gjilani”./rajonipress/