RCCOLA

Gjykatësit dhe patologët serb i fshehën gjurmët e krimeve në Gjilan

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Masar Morina është i brengosur që për shkak të kompetencave “Dosja e krimeve të Gjilanit” fare lehtë edhe mund të ketë mbetur në sirtarët e UNMIK-ut ose edhe të jetë zhdukur. Nëse UNMIK-u ka fshehur dosjen ose edhe zyrtarët shqiptarë atëherë dikush duhet të ndiqet penalisht. Megjithatë është vështirë të zhduket ajo “Dosje” sepse ne kemi datën e saktë të pranim dorëzimit në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, që mbanë datën 17.08.2004 sqaron Morina.

Zhdukja e dosjeve që lidhen me krimet e luftës në rajonin e Anamoravës ka filluar t`i shqetësojë tej mase personat kompetent që kanë punuar me muaj të tërë në teren menjëherë pas luftës . Këto Dosje që kanë të dhëna tmerruese ose po zhduken ose po mbesin në sirtarët e ndërkombëtarëve.

Në ish Prokurorinë e Qarkut( para lufte), kanë qenë të evidentuara të gjitha rastet e vdekjeve të qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti, por këto procesverbale ose nuk janë të dëshmuara ose janë zhdukur qëllimisht dhe kjo paraqet vepër penale thotë avokati Masar Morina anëtar i komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës për rajonin e Anamoravës.

Nga procesverbalet e gjetura në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan e që janë të evidentuara të gjitha rastet e vdekjeve të qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti, për secilin rast të vrasjes zyrtarët serb të Gjykatës së Qarkut dhe të ish SPB-së vetëm kanë shënuar se vrasja është bërë nga personi NN. “Është simptomatike se në shumicën e rasteve , policët serb kanë mundur ta bëjnë identifikimin e viktimave , pa ndihmën e askujt, as të dëshmitarëve , as të anëtarëve të familjeve apo përmes obduksionit, përkatësisht eks-humacionit “thotë avokati Masar Morina anëtar i komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës për rajonin e Anamoravës.

Një vlerësim i ngjashëm është dhënë edhe nga Prokuroria shqiptare e Gjilanit e cila i kishte dërguar një letër sekrete Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut në vitin 2004. “Nga procesverbalet zyrtare të ish zyrtarëve serb është parë se në të gjitha zhvarrosjet kanë marrë pjesë persona ushtarak, policor dhe gjyqësor” thuhej në letrën zyrtare të Prokurorisë së Gjilanit.

Masar Morina është i brengosur që për shkak të kompetencave “Dosja e krimeve të Gjilanit” fare lehtë edhe mund të ketë mbetur në sirtarët e UNMIK-ut ose edhe të jetë zhdukur. “Nëse UNMIK- u ka fshehur dosjen ose edhe zyrtarët shqiptarë atëherë dikush duhet të ndiqet penalisht. Megjithatë është vështirë të zhduket ajo Dosje sepse ne kemi datën e saktë të pranim dorëzimit në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, që mbanë datën 17.08.2004” sqaron Morina.

Eco Higjiena

Morina tha se do të ishte e pafalshme për gjeneratat e reja dhe për hetuesit vendor dhe ndërkombëtar që të heshtin para dosjeve që ka kompletuar Komisioni për krime lufte në Gjilan i përbërë nga Xhelil Pajaziti, Shemsedin Piraj, Ismet Ukshini, Ram Biqkaj, Shabi Isufi dhe Masar Morina. “Ky komision ka përgatitur një kallëzim penal ndaj disa serbëve të dyshuar për krime lufte në Komunën e Gjilanit dhe rrethinë gjatë periudhës mars qershor 1999” tha Morina.

Morina tha se serbët e dyshuar kanë emra dhe dosja për ta është e kompletuar sidomos për vrasjet në qytetin e Gjilanit. “Tani i mbetet Prokurorisë Themelore të Gjilanit që të lëshojë fletëarreste për këta persona të dyshuar dhe të gjejë dosjen gjithsesi ose ne edhe njëherë duhet ta procedojmë atë”.

Por Morina thotë se nuk janë vetëm serbët e dyshuar si ushtarak ose polic që janë fajtor dhe përgjegjës për vrasjet dhe zhdukjet e shqiptareve në Anamoravë. Ka pasur plotë procesverbale zyrtare të ish gjykatësve, prokurorëve e patologëve serb ku janë dhënë shënime për vrasjet në Zhegër, Llovcë, Lladovë, Llashticë, Dobërqan, Zhegovc, Malishevë, Velekincë, Lubishtë e Vitisë, Verban, Novosellë, Kabash, Smirë, Gjylekarë, Cërrnicë, Stubëll e Ulët, Pozharan etj.

Sipas kallëzimit penal që ka brenda Dosja e krimeve në Gjilan gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar t`i fshehin gjurmët janë : Zhivojin Jankoviq-gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica,Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq,Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq.

“Ka mjaft emra të njohur dhe ka mjaft dëshmi të prezantuara në këtë dokumentacion , por edhe pse i dorëzuar dhe i protokolluar në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan kurrë asnjë hetim apo asnjë ndjekje penale ndaj atyre serbëve nuk është zhvilluar” tha Morina./rajonipress/