Gjykatat, prioritet investitorëve të huaj
Autoritetet kosovare i kanë dhënë prioritet investimeve të huaja, duke përfshirë edhe ato nga diaspora, por për shkak të procedurave burokratike, mungesës së ligjit dhe sidomos efikasitetit të gjykatave për t’i proceduar shpejt këto lëndë shumë investitorë frikësohen të investojnë në Kosovë.
Gatishmërinë për të investuar në Kosovë e kanë pasur bashkatdhetarët, mirëpo ata në vazhdimësi janë ballafaquar me probleme të shumta duke mos iu lejuar që veprimtarinë e tyre biznesore ta ushtrojnë lirshëm. Problemet më të mëdha i ka shkaktuar Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila i ka shitur asetet të cilat i ka pasur në pronësi pa i larguar uzurpatorët e pronave shoqërore. Shitja e pasurive të paluajtshme të cilat kanë qenë në menaxhim të AKP-së, ku blerës kanë qenë disa nga mërgimtarë, dhe moslargimi i uzurpatorëve për t’i lëshuar ato në pronësi të pronarëve legjitimë ka bërë që një numër i madh i këtyre rasteve të shkojë edhe në gjykatë për të marrë një epilog përfundimtar.
Divizion gjyqësor për investitorët e huaj
Për t’i zgjidhur në mënyrë dhe në një kohë të arsyeshme kontekstet gjyqësore të kësaj natyre Kuvendi i Kosovës në maj të vitit 2015 e ka bërë amendamentimin e Ligjit për Gjykatat. Përmes këtij plotësim-ndryshimi të ligjit është paraparë që në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë të funksionojë Divizioni për Kontestet lidhur me investitorët e huaj, i cili ka juridiksion për tërë territorin e Kosovës./zeri/


