FITORJA

Gjykatat kosovare dorëzohen para Serbisë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtrimi i padive kundër shtetit serb për krimet që ka kryer në Kosovë, qoftë nga qytetarët si individë apo bizneset e dëmtuara, për çfarëdo lloji të krimit, është përpjekje që gjithsesi do të marrë epilog negativ.

Mijëra padi janë hedhur poshtë në mënyrë absurde.

Sipas profesorit Riza Smaka, ekspert i fushës së jurisprudencës, injorimi i padive të luftës në gjykatat e shtetit vazhdon të mbetet ana më e errët e funksionimit të kësaj klase politike në pushtet që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot,raporton Gazeta Kosova Sot

Ushtrimi i padive kundër shtetit serb për krimet që ka kryer në Kosovë, qoftë nga qytetarët si individë apo bizneset e dëmtuara, për çfarëdo lloji të krimit, është përpjekje që gjithsesi do të marrë epilog negativ. Rastet e proceduara deri më tani, që flitet se janë paraqitur dhe ndërkohë janë refuzuar rreth 25 mijë padi të ndryshme, që janë bërë barrë e pakalueshme për drejtësinë kosovare, kurse qytetarët mbeten të zhgënjyer nga fakti se në gjykatat e Kosovës nuk ke mundësi të ngresh padi kundër shtetit të Serbisë për dëmet e luftës në Kosovë. Institucionet e drejtësisë- gjykatat, që nga ajo Themelore e deri në atë Supreme, së bashku me KGJK-në nuk japin arsye pse të gjitha padite kundër Serbisë nëpër gjykatat e Kosovës po hidhen poshtë si të palejuara, derisa ka informacione që ky veprim vjen me këshillim dhe urdhër nga niveli i lartë politik i shtetit. Gjithashtu, nuk japin shifra për numrin e rasteve të denoncuara as të trajtuara deri më tani. Ekspertët e kësaj fushe dhe përfaqësues të partive politike konsiderojnë se sjellja me injorancë e shtetit karshi këtij procesi është dëshmia më mirë që flet për papërgjegjshmërinë totale që ka klasa politike në pushtet, kjo klasë që dirigjon edhe sistemin ë drejtësisë.

ARKATANA

Sipas profesorit Riza Smaka, ekspert i fushës së jurisprudencës, injorimi i padive të luftës në gjykatat e shtetit vazhdon të mbetet ana më e errët e funksionimit të kësaj klase politike në pushtet që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

Organet e drejtësisë nënçmuan krimet Smaka konsideron se konform me parimet themelore juridike ndërkombëtarisht valide dhe si të tilla aplikative përgjegjësia për aktin kriminal duhet të procedohet penalisht nga organet e drejtësisë se vendit, ku është supozuar, përkatë- sisht ku është kryer krimi (Lex Rei Sitae). “Eksponentët e autoriteteve serbe, veçanërisht gjatë periudhës 1988-99, në Kosovë kanë kryer shumë akte kriminale të të gjitha trajtave dhe për procedimin penal të të njëjtave pa mëdyshje janë të autorizuara prokuroritë dhe gjykatat përkatëse të vendit tonë. Zgjidhjet juridike – penale të tilla i përcakton edhe Kodi Penal dhe Kodi për Procedurën Penale të Kosovës”, tha Smaka për “Kosova Sot”.

Injorimi i këtyre rasteve, sipas tij, nënkupton edhe nënçmimin e krimeve që Serbia ka bërë në vendin tonë. “Është fakt irracional që disa organe të sistemit të drejtësisë së vendit tonë nuk e përfillin këtë parim juridiko – penal, përkatësisht dispozitat respektive të KP dhe të KPP-së! Aq më parë është sjellje e papërgjegjshme nga Qeveria e Kosovës që për këtë çështje delikate e sensitive, aq edhe urgjente dhe të rëndësishme, deri tani praktikisht nuk ka vepruar as ndërmarrë asgjë! Ndryshe, cilado qeveri e shtetit të së drejtës ( jo e shtetit juridik !), e demokracisë parlamentare, do ta kishte ngritur problematikën e krimeve gjenocidiale serbe kundër qytetarëve shqiptarë të paarmatosur e të pambrojtur në të gjitha instancat institucionale ndërkombëtare përkatëse, si dhe do të kishte krijuar kushte të nevojshme për përgatitjet teknike të rasteve të shumta të krimeve të luftës të nevojshme për procedim vijues nga institucionet e sistemit të drejtësisë së Kosovës”, tha Riza Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.