UBT

Gjykatat e lodhëta e të mykura në mendje, keqtrajtojnë qytetarët vitias me vite të tëra

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Hysen Hasimi dhe Adem Halabaku ka plotë 12 vite që bredhin dyerve të gjykatave kosovare. Edhe pse i fitojnë kontestet prapë odisejada e keqtrajtimit vazhdon, ata maltretohen për pronat e tyre të manipuluara nga serbët që me ndihmën e gjykatësve dhe drejtuesve të saj kanë arritur t`i qesin pronat në emër të tyre. Hysen Hasimi thotë se fajtor për tërë këtë pështjellim dhe keqtrajtim është Gjykata e Vitisë në krye me Raif Fazliun, sepse ne po dyshojmë se dikush këtu është korruptuar, meqë dy herë e ka prishur vendimin, ka falsifikime e çka jo tjetër.

Adem Halabaku është bukur në moshë derisa Hysen Hasimi për shkak të diabetit ecë me ndihmën e shkopinjve. Dhe në këtë moshë ata plotë 12 vite kërkojnë drejtësi, kërkojnë drejtësi në një proces gjyqësor që është kamufluar nga serbët e Vitisë, por të cilët janë ndihmuar nga gjykatësit shqiptarë..

“Ishim sot tek prokurori Arben Kadriu i cili na ka pritur mirë. Na po kërkojmë largimin e Raif Fazliut i cili duhet të japi përgjegjësi për dallaveret që ka bërë rreth lëndës sonë” u shpreh me nervozizëm Hysen Hasimi.

Edhe Hysen Hasimi edhe Adem Halabaku thonë se janë lodhur për më shumë se 12 vite duke bredhur rrugëve dhe ende s`është vendosur asgjë përfundimtare. “Lënda bartet herë në apel herë në Viti, serbët i kanë marrë të hollat dhe ai po jeton me të hollat dhe pronat tona. Ne po sorollatemi rrugëve kurse fajtore është Gjykata e Vitisë në krye me Raif Fazliun, na dyshojmë se dikush këtu është korruptuar, meqë Gjykata e Apelit dy here e ka prishur vendimin, ka falsifikime dokumentet e shumë gjëra tjera që lidhen me rastin tonë” thanë Halabaku e Hasimi.

Këta dy banor nga Pozherani thanë se janë duke kërkuar largimin e Raif Fazliut nga trupi gjykues edhe pse ai duhet të japi përgjegjësi për dallaveret që i ka bërë rreth lëndës.

Ndryshe këta dy qytetar vitias thonë se janë në hall të madh me tokat kontestuese të pronarëve serb, e të cilat janë blerë dorë pas dore edhe nga shqiptarët.

Eco Higjiena

Ata thonë se për këtë tokë janë në gjendje edhe të vdesin sepse janë “mexhenik” të parë dhe u takon atyre që ta blejnë të parët. Por siç shprehen ata pronarët serb gjoja ua kanë shitur tokën kontestuese një pronarit shqiptarë i cili nuk posedon asnjë dokument valid , se ai është blerësi dhe titullari i tokës.

Sipas tyre pronarët serb Stana Vojisllav, Millutin Gjorgjeviq e Dara Kociq nuk kanë dokumente valide të tokës që e kanë shitur, madje ata janë edhe uzurpatorë të pronës komunale. “Unë nuk e kam të qartë se qysh Gjykata ua vërtetojë tokën atyre derisa janë uzurpatorë. Dikush këtu u korruptua dhe ne do të kërkojmë që rasti të kthehet në rigjykim” tha Hasimi.

Edhe Adem Halabaku me profesion mësues thotë se dy tri herë është rrahur nga pala tjetër për të njëjtën tokë. “Pronarët serbë të tokës nuk janë këtu, janë diku në Serbi. Ata vërtet shkuan, por neve na lanë belanë para derë” shprehet ai.

Edhe Halabaku thotë se po të kishte institucion të mirëfilltë të drejtësisë ky rast shumë shpejt do të ishte zgjidhur dhe nuk do të ndodhte që palët që në këtë rast janë shqiptarë të grinden e besa edhe të ndodhë më e keqja në ndonjë të ardhme. “Pronari me të cilin ne kemi kontest është shqiptarë dhe ai ndodhet në Zvicër. As ai nuk ka dokumente valide dhe kjo na ka barë të dyshimtë që rastin ta dorëzojmë edhe në EULEX sepse aty ka kontrabandim të dokumenteve dhe falsifikime” tha Halabaku.

Edhe Hasimi edhe Halabaku tashmë e kanë paditur Stana Vojisllav, Millutin Gjorgjeviq e Dara Kociq me arsyetimin se në këtë çështje kontestimore me veprime të kundërligjshme iu është mohuar e drejta për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes kryesore. “Edhe pse ishim në cilësinë e palëve ndërgjyqësore asnjëherë nga gjykata e Vitisë nuk jemi ftuar në seancë. Ne mendojmë se vendimi i gjykatësit Ibrahim Idrizi është i bazuar kryesisht në deklarata dhe dokumente të falsifikuara andaj kërkojmë përsëritje të procedurës kontestimore” thuhet në padinë e Hasimit dhe Halabakut./rajonipress/