ARKATANA

Gjykata votohet në fund të muajit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Amendamentet për ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale pritet të jenë para ligjvënësve kosovarë javën që vjen. Gazeta “Zëri” merr vesh se Kuvendi i Kosovës do të votojë përfundimisht Gjykatën Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së në fund të këtij muaji. Ndonëse ishte paraparë që këtë javë, deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i kenë para vetes amendamentet për ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale, ato nuk janë futur në rend dite, meqenëse Komisioni për Legjislacion ende nuk ka bërë shqyrtimin e tyre.

Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka deklaruar gazetës “Zëri” se javën e ardhshme pritet që amendamentet të jenë për shqyrtim. “Pritet javën e ardhshme. Është koha më e mirë dhe do të shikojmë. Ne do të procedojmë në bazë të institucioneve. Ajo çka është kryesore është se çdo vendim që do ta marrim, ajo do të jetë shumë transparente”, ka thënë ai. Sipas tij, është e rëndësishme që për këtë çështje të ruhet konsensusi nacional dhe partneriteti me faktorin ndërkombëtar. Kreu i legjislativit, ndërkaq bëri të ditur se amendamentet për Gjykatën Speciale janë për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion. “Ne jemi duke i respektuar të gjitha procedurat, jemi shtet i pavarur. Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë shumë të përgjegjshëm për këtë çështje, dhe sapo ta marrim nga Komisioni për Legjislacion dritën jeshile ne do të procedojmë”, tha Veseli. I pari i Kuvendit, ndërkaq, mohoi që Kuvendi i Kosovës të jetë para një presioni të madh për miratimin e Gjykatës Speciale. “S’ka presion, por ka partneritet dhe bashkëpunim. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të ruhet konsensusi nacional rreth kësaj çështjeje, por në të njëjtën kohë të ruhet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.