Mobi Casa

Gjykata vendos masën e sigurisë të pandehurit, pasi që dyshohet se mashtroi klientët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M. Sh.

Ekziston dyshimi bazuar se me datë 29 Nëntor 2021, në kohë të pa përcaktuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim të dëmtuarit E. M. dhe Z. M., ashtu që në bazë të kontratës së shitblerjes më LRP 10868/2021 me nr. ref. 2337/2021 të datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi banimi në kompleksin P. R., në fshatin Kmetovc, Komuna e Gjilanit, në shumë prej 800 mijë frangave zvicerane, e që në realitet kanë blerë shtatë parcela me shtëpi banimi, prej të cilave gjashtë prej tyre kanë qenë të shitura më herët personave N. K., F. Z., T. H., M. A., M. E. dhe F. S., të cilët janë duke jetuar në ato shtëpi, kështu që i pandehuri me veprimet e tij u shkakton dëm material të dëmtuarve duke krijuar dobi pasurore për vete në vlerën e lartshënuar.

Me këto veprime i pandehuri M. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

FIDANISHTJA

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative nuk janë adekuate në këtë fazë të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.