Uji Dea

Gjykata vendos: Filloreta njëherë për një herë nuk dëbohet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Filloreta hë për hë nuk do të dëbohet në Kosovë. Kështu ka vendosur pasditen e sotme Gjykata Administrative. Por vendimi vlen “për disa javët e ardhshme”.

Lajmet mbi Filloreta Palucën, vajzën 16 vjeçare nga Kosova, nga java e kaluar po bëjnë bujë në shtypin austriak. Fillimisht, ishte vendimi për dëbim, të vajzës së integruar mirë, e cila jeton prej katër vitesh në Austri, pastaj angazhimi i një çifti austriak për ta adoptuar dhe së fundi “zhdukja” e saj, dhe së fundi dalja në ilegalitet, që për fat të mirë zgjati vetëm dy ditë.

Sot ndërkaq, heute.at shkruan se Filloreta hë për hë nuk do të dëbohet në Kosovë. Kështu ka vendosur pasditen e sotme Gjykata Administrative, tregon avokati i saj, Benno Wagender. Por sipas tij, vendimi vlen “për disa javët e ardhshme”, transmeton albinfo.ch. Siç është raportuar tashmë, afati për dëbimin e Filloretës kalonte më 15 maj.

KKVITI

Aktualisht, sipas avokatit të saj, vajza e re shqiptare është në rrugë për te familja e saj adoptuese, Eder në Timelkam, qarku Vöcklabruck. Thomas Eder dhe familja e tij duan ta adoptojnë Filloretën për të penguar kështu kthimin e saj në Kosovë. Por, në një afat më të gjatë ajo është sërish e kërcënuar me dëbim, pasi që Kosova konsiderohet vend i sigurt i prejardhjes.

http://www.albinfo.ch/gjykata-vendos-filloreta-njehere-per-nje-here-nuk-debohet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.