Uji Dea

Gjykata Themelore kërkon që të hapen shkollat e mbyllura padrejtësisht në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Sot institucioni i drejtësisë së Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti për Çështje Administrative e dha verdiktin e saj HAPEN SHKOLLAT e mbyllura padrejtësisht në komunën e Kamenicës. Gjykata është me të vërtetë i vetmi institucion që i ndihmon palët e dëmtuara duke i mbrojt ligjërisht në të drejtën e tyre që iu takon në përgjithësi, e në veçanti kur problemet i shkakton politika ditore, por jo vetëm si në rastin tonë këtu në Kamenicë. E drejta ligjore ajo që gjithherë duhet të zgjidhim ne si popull kur politikat ditore na shkaktojnë padrejtësi si në rastin tonë. Me aktin e një vendimi arbitrar kryetari i Komunës dhe DKA-ja, i mbylli disa shkolla padrejtësisht në komunën e Kamenicës në emër të reformës dhe ua pamundësoi mbi 546 nxënësve mësimnxënjen në shkollat e tyre ka njoftuar Bujar Fera.

Pas të gjitha kërkesave të tjera ne si palë e dëmtuar zgjodhëm rrugët ligjore për drejtësi. Duke bërë një zgjidhje për të mbrojtur një të drejtë tonën legjitime për një ditë më të mirë dhe një të nesërme më të sigurte, e më të ndritshme për të gjithë fëmijët tanë për të mbajtur hapur dyert e shkollës tonë “Asllan Thaçi” në Karaçevë të poshtme.

Mobi Casa

Në këtë ditë të premte t’bardhë të gjithë nxënësve iu uroj kthimin në vatrat e tyre shkollore po ashtu edhe mësimdhënësve kthimin në vendin e tyre të punës. Urime viti i ri shkollor 2020/2021! Paçi shëndet e suksese! Ndërsa prindërve që na përkrahën në secilën situatë u jemi mirënjohës përgjatë këtyre ditëve dhe pritjeve të gjata por në fund ne nuk u zhgënjyem, por fituam me meritë një të drejtë ligjore. Falënderim dhe mirënjohje përfaqësuesit të zyrës së avokaturës ABOLIVIER & ASSOCIATES, në Prishtinë z. Alexander Borg Olivier në veçanti avokatit të saj z. Besim Osmani tbhuhet në reagimin e Bujar Fera./rajonipress/