FIDANISHTJA

Gjykata Themelore e Gjilanit zgjidh numër rekord të lëndëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit gjatë muajit shtator, ka arritur të zgjidh numër rekord të lëndëve.

Në Departamentin e Kundërvajtjes është arritur që të kryhen 1274 lëndë me ekzekutim të gjobave, që asnjëherë më parë ky numër nuk është arritur. Kjo shifër është arritur falë angazhimit të stafit administrativ të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Stacionit Policisë në Gjilan thotë Sabit Shkodra zëdhënës i Gjykatës.

Me ndërmarrjen e aksionit nga Policia e Kosovës, për të zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore e Gjilanit, ka sjellë rezultatet e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe gjobë. Me këtë rast edhe qytetarët kanë treguar një bashkëpunim të mirë, duke ardhur vullnetarisht për të kryer obligimin e tyre që kanë ndaj gjykatës.

Mobi Casa

Gjatë muajit shtator janë ekzekutuar 27 lëndë ekzekutime me burg dhe 156 lëndë ekzekutime penale – dënime me gjobë, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil janë kryer gjithsejtë 341 lëndë me dokument të besueshëm, si dhe me aktgjykime civile janë ekzekutuar 92 lëndë.

Në muajin shtator gjithsejtë lëndë të kryera në Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin e Kundërvajtjes, është arritur të kryhen gjithsejtë 3.464 lëndë.

Vlen të cekët se stafi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, përkatësisht Departamentin e Kundërvajtjes, punon shtatë ditë në javë dhe për këtë është arritur numër i madh i ekzekutimit të gjobave tha Shkodra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.