GRANDEMALL

Gjykata Themelore e Gjilanit ka bashkëpunim të mirë me Njësinë e Transportit të Burgosurve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore Gjilan, Ramiz Azizi gjatë ditës së hënë ka pritur në një takim Pamela Wallace, nga ICITAP –i, projekt i Ambasadës Amerikane, njëherët këshilltare e Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Mentor Avdyli – Udhëheqës i Njësisë për Përcjelljen të Burgosurve dhe Bujar Qadraku – Mbikëqyrës i Njësisë.

Azizi ka vlerësuar jashtëzakonisht të kënaqshëm bashkëpunimin mes Gjykatës dhe Njësisë së Transporti, për transportimin e të burgosurve, që sipas tij deri më tani nuk është hasur në ndonjë problem.

Për këtë ai ka falënderuar udhëheqësit e kësaj njësie, gjithashtu edhe këshilltaren ICITAP – it për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

Mobi Casa

Ndërkohë, Udhëheqësi i Njësisë, Mentor Avdyli ka folur për bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë që mbretëron, duke mos përmendur ndonjë problem eventual, ndërsa kërkesë e tij për të gjitha gjykatat, ka qenë që kur të paraburgosurit të kenë ndonjë rast vdekje, ato leje të i lëshohen nga gjykata vetëm për rastet e ngushta të familjes dhe jo për persona të tjerë, gjithashtu ka kërkuar që stafi korrektues të jetë sa më afër të paraburgosurve në seancat e gjykimit përhirë të sigurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe palëve prezent.

Ndryshe, aktualisht në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, janë 185 të burgosur, ndërsa kapaciteti është për 300 persona, mysafirët si problem kanë përmendur mungesën e stafit administrativ në këtë qendër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.