HW

Gjykata Supreme: Qeveria e obliguar ta respektojë pavarësinë e gjyqësorit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë se të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe Qeverinë janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Supremja ka reaguar pas komunikatës së Qeverisë në detyrë, lidhur me vendimin për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas Supremes, reagimi i Qeverisë në detyrë përbën ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

ARKATANA

Ata janë zotuar se do të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit.

“Reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen.Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor. Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Supremes.

Qeveria në detyrë e kishte cilësuar vendimin arbitrar dhe të ndikuar politikisht, përmes së cilit ishte anuluar udhëzimi administrativ i nënshkruar nga ministri në detyrë Hekuran Muratit.Sipas Supremes, është e kundërligjshme dhe anti-kushtetuese që ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore, për shkak se të njëjtit nuk mund të shfrytëzojnë pozitën e deputetit dhe të ministrit njëkohësisht

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.