Gjykata Supreme kthen në rigjykim një rast të krimit të organizuar

Gjilan – Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës i kryesuar nga Fejzullah Hasani e ka kthyer në rigjykim lëndën e Dervish Bal, Muhamer Qerkini, Danush Dauti, Muhamet Shala, Ramadan Qerkini dhe Hevzi Dauti të gjithë të dënuar për krim të organizuar dhe blerje, posedim e shpërndarje të narkotikëve të rrezikshëm. Avokati Shemsedin Piraj tha për rajonipress se rasti është kthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale e të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit.
Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë një rast që lidhet me krim të organizuar dhe shpërndarje të narkotikëve.
Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës i kryesuar nga Fejzullah Hasani e ka kthyer në rigjykim lëndën e Dervish Bal, Muhamer Qerkini, Danush Dauti, Muhamet Shala, Ramadan Qerkini dhe Hevzi Dauti të gjithë të dënuar për krim të organizuar dhe blerje, posedim e shpërndarje të narkotikëve të rrezikshëm.
Ky grup është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë edhe atë, Dervish Bal me 11 vite, Muhamer Qerkini me 11 vite, Danush Dauti me tre vite, Muhamet Shala me 6 vite kurse Ramadan Qerkini dhe Hevzi Dauti janë liruar nga akuzat.
Mbrojtësi i të akuzuarit Dervish Bal, avokati Bahtir Troshupa ka kërkuar që rastin ta shqyrtojë EULEX-i nga fakti se i akuzuari është shtetas i Turqisë.
Kurse Shemsedin Piraj avokat mbrojtës i Muhamer Qerkinit ka kërkuar që Gjykata Supreme e Kosovës ta anulojë aktgjykimin e kundërshtuar dhe lëndën për vendim të ri ose për rigjykim t`ia kthejë Gjykatës së shkallës së parë apo të akuzuarit t`i shqiptojë dënim më të butë sipas ligjit.
Gjykata Supreme e Kosovës pasi ka dëgjuar vërejtjet e mbrojtjes ka konstatuar se kërkesat e tyre për mbrojtje të ligjshmërisë janë të bazuara./rajonipress/