GRANDEMALL

Gjykata Supreme e Kosovës e kthen në rigjykim rastin e doktor Elez Elezit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Supreme e Kosovës e kryesuar nga kryetarja e kolegjit Emine Mustafa e ka kthyer në rigjykim rastin e doktor Elez Elezit me arsyetimin se në të dy vendimet e Gjykatës Komunale dhe të asaj të Apelit janë shkelur dispozitat ligjore.

Elez Elezi mjek në spitalin e Gjilanit ka edhe një shans që të dëshmojë për rastin e tij pasiqë Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim lëndën e tij, raporton rajonipress.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha për rajonipress se në rastin e Elez Elzit ka pasur shkelje të shumta dhe ishte normale reagimi i Gjykatës Supreme të Kosovës. “Besoj se tani në rigjykim do të eliminohen të gjitha ato shkelje esenciale” tha Piraj.

Në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës që e ka kryesuar Emine Mustafa thuhet se rasti kthehet në rigjykim sepse nuk janë aplikuar drejtë dispozitat ligjore.”Në shqyrtimin e sërishëm gjyqësor duhet drejtë të aplikohen dispozitat ligjore për pranimin e fajësisë, duhet të njoftohet i dënuari se cilat janë benifitet dhe pasojat e pranimit të fajësisë dhe në rast të pranimit të fajësisë të aplikojë dispozitat dhe të eliminojë edhe shkeljen ligjit penal lidhur me dënimin plotësues dhe të merr vendim të ligjshëm” thuhet në vendim.

Ndryshe, Gjykata Komunale në Gjilan e kishte shpallur dhe dënuar fajtor Elez Elezin duke i dhënë një dënim prej pesë muaj burgim efektiv.

Uji Dea

Në arsyetimin e aktgjykimit të gjykatësit Ramiz Azizi thuhet se Elezi është fajtor sepse më 22 maj 2012 në cilësinë e mjekut në spitalin e Gjilanit ka kërkuar përfitim pasuror-material duke kërkuar nga e dëmtuara L.H. nga Vitia fillimisht 10 euro për çdo raport specialistik.

Elezi ka lëshuar raport specialistik edhe për vëllain e të dëmtuarës edhe pse i njëjti fare nuk ka qenë në Kosovë.

Gjithashtu në arsyetim thuhej se i akuzuari Elez Elezi e ka pranuar në tërësi aktakuzën dhe vullnetarisht ka pranuar fajësinë. Gjykata thuhej në aktgjykim ka marrë parasysh edhe si rrethanë lehtësuese sjelljen e sinqertë dhe të mirë të akuzuarit.

Gjykata e Apelit në Prishtinë pasi kishte shqyrtuar rastin e Elez Elezit i dënuar me pesë muaj burgim efektiv nga Gjykata e Gjilanit për marrje ryshfeti, kishte vendosur që ta zbus këtë dënim duke e ulur atë në tre muaj me burg efektiv.

Mirëpo ishte avokati Shemsedin Piraj i cili nuk u pajtua me asnjërin prej këtyre vendimeve dhe ushtrojë ankesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës e cila edhe vendosi pro kërkesës së tij që lëndën ta kthejë në rivendosje. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.