UBT

Gjykata Speciale shpejt mund të nis punën e saj, priten aktakuza

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e Kosovës me seli në Hagë, që kanë mandat dhe juridiksion për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, kanë dhënë sinjalet e para se shpejt mund të fillojnë me ngritjen e aktakuzave, për shkak se ky institucion ka hapur një konkurs, përmes së cilës kërkojnë 33 punonjës administrativë, zyrtarë ligjorë dhe përkthyes, shkruan sot gazeta Zëri.

Gjykata Speciale, e cila përbëhet nga Dhomat e Specializuara dhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë dhe që ka mandat e juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera të parapara në legjislacionin e Kosovë, ka dhënë shenjat e para se po fillon përgatitjen për ngritjen e aktakuzave të para. Kjo pasi Dhomat e Specializuara së fundmi kanë hapur një konkurs për 33 pozita të lira, duke përfshirë këtu edhe zyrtarë ligjorë, përkthyes të gjuhës shqipe dhe serbe, si dhe punonjës të tjerë administrativë.

HW

Hapjen e këtij konkursi për “Zërin” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett. “Dhomat e Specializuara me të vërtetë kanë shpallur vende të lira pune, duke përfshirë edhe disa pozicione për Prokurorinë e Specializuar”, thuhet në përgjigjen e tyre…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.