Fundamenti

Gjykata Speciale, rrugë pa kthim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nëse Gjykata Speciale për krimet e luftës nuk formohet nga institucionet e Kosovës atëherë kjo do të reflektojë negativisht edhe në procesin e integrim evropian, por edhe në imazhin e vendit.

Kështu vlerësojnë ekspertët e të drejtës ndërkombëtare të cilët po ashtu hedhin poshtë pretendimet e partive opozitare që thonë se Organizata e Kombeve të Bashkuar (OKB) nuk mund ta formojë Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

UBT

Ekspertët vlerësojnë se OKB-ja mund të formojë çfarëdo gjykate që e sheh të nevojshme, por duke bërë “pompozitet se në Kosovë janë bërë krime”.

Njohësit e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se formimi i kësaj Gjykate nuk është i mirë për vendin, megjithatë ata kanë vlerësuar se tanimë kjo është rruga e vetme për Kosovën./zeri/