Fundamenti

Gjykata Speciale rrezikon të zhvendoset në Këshill të Sigurimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Debati për Gjykatën Speciale rrezikon që nga Kosova të zhvendoset në Këshillin e Sigurim

Këtë frikë e kanë shprehur kohë më parë edhe vetë zyrtarë institucionalë, të cilët patën thënë se amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale duhet të kalojnë deri më 21 maj, në mënyrë që të pengohet debati në Kombet e Bashkuara, raporton KTV.

Seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit që do të jetë më 26 të këtij muaji po shihet si moment i rrezikshëm për Kosovën.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike thotë se janë vetë përgjegjësit institucionalë që fillimisht po duan të shohin se çfarë kuptimi po merr debati në Këshillin e Sigurimit rreth Gjykatës Speciale, e atëherë të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Mobi Casa

Ndërkohë analisti Halil Matoshi vlerëson se kjo neglizhencë e institucioneve po bëhet me qëllim, sepse hetimet do t’i prekin eksponentët më të fuqishëm të shtetit, transmeton Koha.net.

Matoshi thotë se vetë partnerët e koalicionit kanë probleme me numrat, e tash me gjasë as serbët, sipas tij, nuk do ta votojnë specialen, sepse u konvenon t’i mbetet Këshillit të Sigurimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

http://koha.net/?id=27&l=58303