Fundamenti

Gjykata Speciale – Puna është marrë seriozisht

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Si u themelua dhe si funksionon Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë?

Në Kosovë quhet Gjykatë Speciale dhe në përgjithësi kështu e quan gjithë shtypi shqiptar. Në tekstet në gjuhën gjermane përdoret termi Gjykata e posaçme e OKB-së. Në tekstet në gjuhën angleze përdoret Gjykata e krimeve të luftës. Faqja e internetit e vetë gjykatës përdor në shqip “Dhomat e Specializuara” dhe “Zyra e Prokurorit të Specializuar”. Në fakt nuk ekziston asnjë precedent i qartë ligjor.

Çfarë është Gjykata speciale?

Gjithçka filloi në dhjetor 2010 me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës, për “trajtimet çnjerëzore dhe trafikimin me organe” në Kosovë, të quajtur raporti i Dick Marty-t. Mbas miratimit të raportit, EULEX krijoi një Forcë Speciale për hetimet (SIFT). Kosova nënshkroi më pas me BE-në një marrëveshje ku zotohej për zbatimin e shtetit ligjor. Marrëveshja u kthye në ligj pas miratimit nga Parlamenti i Kosovës në gusht 2015. Kështu u hap rruga për të krijuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Taskforca u bë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtator 2016, kur u bë emërimi i Prokurorit, raporton DW.

Në fakt u krijuan dy institucione të ndara dhe të pavarura: Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara. Të dy këto institucione kanë mandat për pesë vjet dhe janë me seli në Hagë.

UBT

Dhomat e Specializuara përbëhen nga administrata dhe Gjykatat e Specializuara. Dhomat i bashkëngjiten sistemit gjyqësor në Kosovë në të gjitha nivelet. Çka do të thotë se Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme në Kosovë do të kenë nga një Dhomë të Specializuar që do merret me krimet.

Cilat krime?

Ndërkohë që është e vështirë të kuptosh strukturën e Gjykatës, është shumë e qartë për çfarë krimesh bëhet fjalë. “Zyra e Prokurorit të Specializuar që drejtohet nga Prokurori, ndjek penalisht krime që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës dhe përcaktohen me ligj. Ato janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në vitet 1998, 1999 dhe 2000, në atë territor ku sot shtrihet Republika e Kosovës, të kryera nga njerëz që i kap ligji, krime për të cilat është raportuar në raportin e Dick Marty-t”, thotë Christopher Bennett, zëdhënës i SIFT.

Ndjekja e krimit quhet politizim?

Lidhur me akuzat për politizim, Christopher Bennett, i tha Deutsche Welle-s: “Prokurori i Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar bazohen tek ligji dhe tek faktet. Puna e tyre nuk influencohet nga etniteti, orientimi politik ose nga çështje që lidhen me pavarësinë e Kosovës. Zyra e Prokurorit të Specializuar drejtohet krejtësisht nga përgjegjësia, që të nxjerrë para ligjit me një proces të drejtë të gjithë ata që kanë kryer krime, që përfshihen në juridiksionin e saj. Këto procese gjyqësore do të zhvillohen jashtë Kosovës, siç e parashikon ligji, në mënyrë që të sigurohet mosndikimi nga politika. Duke aprovuar ligjin, Kosova pranoi bashkëpunimin për zbatimin e shtetit juridik dhe trajtimin jopolitik të raportit të Marty-t. Kjo është diçka që Prokurori dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e marrin shumë seriozisht”, ve në dukje zëdhënësi Christopher Bennett.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.