FIDANISHTJA

Gjykata Speciale po konstituohet fshehtas

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë një varg veprimesh në llogari të konstituimit të Gjykatës Speciale. Është duke i zbatuar fshehtë ato.

Burime të gazetës kanë thënë të martën se ka një listë çështjesh që janë në proces realizimi, shruan sot Koha Ditore.

“Po punohet në disa drejtime. Edhe në hartimin e legjislacionit sekondar të gjykatës, edhe në marrëveshjen me shtetin nikoqir”, ka thënë një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti, që nuk është lëshuar në detaje. “Janë hartuar edhe plane që përshkruajnë në detaje prej infrastrukturës që duhet vënë në dispozicion Gjykatës, e deri te veprimet që duhet ndërmarrë për ta menaxhuar situatën pas shpalljes së aktakuzave”.

Për këto çështje nuk kanë folur në Qeveri. Dikasteret qeveritare e kanë hedhur përgjegjësinë te njëri-tjetri, kur u është kërkuar për të dhënë informacione në lidhje me aktivitetet që janë në funksion të konstituimit të Speciales.

ARKATANA

Gazeta ka adresuar pyetje në Zyrën e Kryeministrit përkitazi me këto veprime, e po kështu edhe për negociatat me shtetin tjetër ku do ta ketë selinë Specialja, si dhe për fazën në të cilën është finalizimi i Statutit të Gjykatës. Kjo zyrë ka sugjeruar për t’i referuar pyetjet në Ministrinë e Drejtësisë.

Pyetje i janë adresuar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Hashim Thaçi. Por, përgjigjet nga ky institucion kanë munguar.

http://koha.net/?id=27&l=79360

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.