RCCOLA

Gjykata Speciale, peng i ngërçit institucional

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Moskonstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do ta zvarrisë procesin e formimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me vërtetësinë e krimeve të pretenduara të luftës të cilat kanë zënë vend në raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson.

Sipas ish-ligjvënësve, çështja e gjykatës varet krejtësisht nga konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë, gjë për të cilën thonë se do të zgjasë me muaj të tërë duke marrë parasysh ritmin e ngadaltë të zhvillimeve politike.

RCCOLA

Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, njëkohësisht deputet, ka thënë se koha optimale për formimin e Gjykatës Speciale mund të jetë muaji tetor i këtij viti.

Ai ka thënë se kjo çështje është votuar në legjislaturën e kaluar por që ka mbetur në procedurë dhe si e tillë do të ri-procedohet…(Tribuna).