ARKATANA

Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arianit Koci – Duhet t’i japim Trumpit merita për sukseset e tij në politikën e jashtme. Për gjithë ata që mendojnë që Gjykata Speciale mund të zhbëhet pas skandalit me dosje, mund t’ju them që kjo nuk do të ndodhë.

Në asnjë formë; as përmes Parlamentit e as përmes Gjykatës Kushtetuese.

Mos harroni, Gjykata Kushtetuese, e përbërë ekskluzivisht prej ndërkombëtarëve, është në kuadër të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

2.

Kam qenë kundër kësaj gjykate, për shkak se kam menduar dhe ende mendoj që deputetët dhe politikanët tanë, kanë mundur të negociojnë me faktorin ndërkombëtar, që në kuadër të Speciales, të gjykohen edhe krimet e dokumentuara të pushtetit serb në Kosovë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nuk e kanë arritur ta bëjnë.

E kanë votuar gjykatën kështu si është: Gjykatë kosovare, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë – me polici dhe me hetues të huaj.

Poashtu, edhe përkthyesit janë të huaj.

Fundamenti

3.

Winston Churchill ka thënë: “Kur kalon nëpër ferr, mos u ndal”.

Ne jemi duke kaluar nëpër ferr. Tani nuk mund të ndalemi.

Në fakt, ky është proces i pandalshëm.

4.

Thellësisht besoj që po të mos votohej në Parlamentin tonë, do të gjendej forma që kjo Gjykatë të krijohet përmes OKB.

Dhe ata që nuk po janë të kënaqur me prokurorin dhe hetuesin amerikan, a thua do të ishin më të kënaqur me prokurorin dhe hetuesin rus?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.