FIDANISHTJA

Gjykata Speciale, Murati: Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së, kemi thënë që është gjykatë e padrejtë

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Ai para gazetarëve tha se sa i përket procesit në Hagë, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente gjatë gjithë kohës.

“Sa i përket çështja e procesit në Hagë, po besoj që Lëvizja Vetëvendosje ka qenë konsistente gjatë gjithë kohës, sa i përket Gjykatës Speciale. Ne e kemi kundërshtuar që në fillim një gjykatë që gjykon mono etnikisht, pra vetëm një etni. Ne kemi qenë kundër që të bëhet në proces i tillë, kjo është dëshmuar edhe gjatë procesit të votimit të asaj kohe, pra kemi kundërshtuar e refuzuar”, tha Murati.

Uji Dea

Tutje, ministri në detyrë u shpreh se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë në pafajësi, pra që Gjykata të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu, pastaj janë çështje të tjera ato se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të qeverisjeve… Sa i përket Gjykatës Speciale si të tillë, ne qysh atëherë e kemi thënë të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Murati. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.