Mobi Casa

Gjykata Speciale, më 9 korrik kthehet në Kuvend!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Amendamentet Kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, riprocedohen në Kuvend pas dy javësh. Televizioni Rrokum merr vesh prej burimeve të besueshme brenda koalicionit qeverisës, se do të caktohet seanca e re për datën 9 korrik, e ku në rend dite kanë me qenë amendamentet Kushtetuese të cilat nuk u miratuan të premten e kaluar.

Rrokum e ka mësuar edhe planin e Qeverisë për rikthimin e këtyee amendamenteve: Qeveria synon që më 9 korrik t’i sjell ato në votim, duke iu referuar faktit se marrëveshja apo letërkëmbimi Jahjaga-Ashton për themelimin e kësaj Gjykate është marrëveshje ndërkombëtare dhe se Kosova është e obliguar ta përmbush. Kështu, kjo do të bëhet pa e kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mobi Casa

Për Gjykatën Speciale, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i mblodhi të hënën përfaqësuesit e partive parlamentare – pozitë e opozitë. Ai premtoi se Kuvendi ka me veprua konform ligjeve dhe se nuk ka me i zhgënjye miqtë ndërkombëtarë. /Rrokum/