Mobi Casa

Gjykata Speciale i mbivihet sistemit gjyqësor

/ 2 minuta lexim
HW

Partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale. Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë për “Epokën e re” se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën.

Kjo gjykatë sipas tij, është duke u themeluar enkas për ta sulmuar UÇK-në, e cila është sinonim i luftës për çlirim. “Lëvizja Vetëvendosje! është kundër themelimit të Gjykatës Speciale jo pse ajo e rrezikon Lëvizjen Vetëvendosje!, por sepse i mbivihet sistemit gjyqësor të Kosovës dhe brenda tij si strukturë paralele. Për më tepër, kjo gjykatë po themelohet veçanërisht për UÇK-në, që është sinonim i luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Së këndejmi, ne do të reagojmë njëjtë kur të sulmohet lufta e popullit tonë dhe çdo ushtar i saj, pavarësisht a ka përkatësi partiake ai apo jo”, ka deklaruar Konjufca.

HW

Edhe përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për Kosovën deri më tani janë shprehur kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Qeveria e Kosovës ka bërë gati amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale, të cilat ia ka proceduar Kuvendit, i cili është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim nëse këto amendamente janë në pajtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.