Gjykata Speciale erdhi si dështim i Kosovës

Krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë vjen si pasojë që Kosova nuk ka gjykuar vetë krimet e luftës.
Por themelimi i saj vjen edhe si pasojë e moskuptimit të mesazhit të zëdhënësit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës James Rubbin.
Ai gjatë një vizite në Kosovë kishte thënë se “është koha që krahu i luftës ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar”.
Sot një mesazh i tillë, nga avokati Tomë Gashi po konsiderohet si mesazh që nuk është kuptuar.
Gashi vlerëson se Kosova është dashur para shumë kohe vetë ta themelojë një gjykatë të tillë, ashtu siç ka bërë Serbia, pa marrë parasysh se çfarë akuza dhe dënime i japin./tribuna/