Fundamenti

Gjykata shtyn hetimet kundër Enver Hasanit për shkeljet në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Seanca dëgjimore, që parashihej të mbahej në kuadër të hetimeve të veçanta kundër ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe pasardhëses së tij, Arta Rama-Hajrizi, është shtyrë për kohë të pacaktuar, kanë thënë burime të “Kohës Ditore”.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte caktuar që kjo seancë të mbahej në dhjetor të vitit të kaluar, ku ishte planifikuar të dëshmonte kundër tyre gjyqtari ndërkombëtar i Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur.
Carolan ishte dashur të merrej në pyetje, për shkak se ekziston mundësia që të mos mund të dëshmojë në një proces të mundshëm gjyqësor. Ai është dëshmitari kyç kundër Hasanit dhe gjyqtares Rama-Hajrizi, të cilët po dyshohen për falsifikim nënshkrimi në Kushtetuese.

FITORJA

Me gjithë insistimin disaditor të gazetës, Gjykata nuk ka dhënë kurrfarë informacioni rreth arsyes së shtyrjes së këtij gjykimi. Ndërkaq, nga Prokuroria Speciale e Kosovës është thënë se arsyeja është se Gjykata ka dështuar të sigurojë praninë e Hasanit.

Ky i fundit, bashkë me Rama-Hajrizin, po hetohen nga prokuroria për dy vepra penale: shpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

http://koha.net/?id=27&l=93228

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.