Eko Higjiena

Gjykata shpall Aktgjykim dënues për të akuzuarin Shukri Aliu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shukri Aliu në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim, i cili dënim nuk ekzekutohet me kusht që në afat prej një (1) viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër si dhe dënim me gjobë në shumë prej 1500 (njëmijë e pesëqind) euro.

I pandehuri me datë 02.09.2017 në cilësinë e personit zyrtar – Komandat i Stacionit Policor në Novobërdë, ka pranuar dhuratë – drunjë për ngrohje në sasi prej 5 metra kub, në këmbim për mos zbulimin e vjedhjes së pyllit nga personi N. M.

Gjithashtu i akuzuari me datë 22 dhe 23.07.2017 përmes telefonit komunikon me personin I. D., dhe nga i njëjti mëson se posedon një armë pa leje, e cila gjatë bastisjes është sekuestruar tek personi I. D.. Po ashtu i akuzuari ka qenë në dijeni se i pandehuri në fjalë është duke mbajtur në bashkësi jashtëmartesore personin nën 16 vjeç dhe nuk ndërmerr veprime, por i jep udhëzime që të ketë kujdes deri sa të mbush moshën 16 vjeçare.

Uji Dea

Me këto veprime i akuzuari Shukri Aliu ka kryer dy vepra penale marrja e ryshfetit dhe veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo i kryerësve të tyre.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim unik për këto dy vepra, duke e dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti nëse nuk kryen vepër tjetër penale, gjithashtu ka shqiptuar edhe një dënim me gjobë në shumën prej 1500 euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës./rajonipress/