RCCOLA

Gjykata shpall Aktgjykim dënues për të akuzuarin Salih Kqiku

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Salih Kqiku në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muaj burgim, të cilin dënim nuk do vuaj nëse në afat prej 2 (dy) viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër.

I pandehuri është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, se gjatë vitit 2014, në cilësi të Drejtorit të Prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose personit tjetër, duke punësuar dy familjar të vet, në atë mënyrë që ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutet në veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit, e cila gjendet tek Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka liruar nga akuza, pasi që nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Eco Higjiena

Ndërsa për dispozitivin e dytë të aktakuzës, Gjykata ka gjetur se i akuzuari gjatë vitit 2014 në cilësinë e Drejtorit të Prokurimit, duke tejkaluar kompetencat e tij, ka asgjësuar apo fsheh materialet arkivore, në të cilën zyre kanë qenë të vendosur dosje të tenderëve, e të cilat zyrtarët policorë nuk kanë mundur të i gjejnë.

Me këto veprime i akuzuar ka kryer veprën penale asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor.
Për këtë vepër trupi gjykues ka shpall fajtor, duke e dënuar me 7 muaj burgim me kusht për 2 vite.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Sabit Shkodrës zëdhënës i Gjykatës./rajonipress/