Fundamenti

Gjykata shpall Aktgjykim dënues për të akuzuarin Fatmir Hasani dhe Muhamet Kiqmari

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Fatmir Hasani dhe Muhamet Kiqmari në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 600 (gjashtëqind) euro.

Të pandehurit me datë 11.09.2018, në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, tentojnë të hapin me forcë derën e marketit “Amiri”, mirëpo nuk arrijnë, pasi që hetohen nga fqinji i pronarit të marketit dhe vepra mbetet në tentativë.

Po të njëjtën ditë në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit, me dashje dhe me qëllim që të i sjellin vetes përfitim të kundërligjshëm, me forcë hapin derën e marketit “Buli”, duke vjedhur mall dhe para në vlerë 1200 euro, duke vazhduar më pas edhe tek marketi “Besa”, duke vjedhur shuma të parave dhe të gjësendeve.

ARKATANA

Me këto veprime të akuzuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë” dhe veprën penale në vazhdim “vjedhje e rëndë në bashkëveprim”, të sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim unik për këto dy vepra, duke i dënuar me nga 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe gjobë në shumën prej 600 euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.