ARKATANA

Gjykata shpall Aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve nga Prizreni

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ramadan Muja., M. K., A. A. dhe S. P.

Të akuzuarit R. M., M. K. dhe A. A. për dispozitivin II të aktgjykimit janë shpall fajtor, pasi që i akuzuari R. M. në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, M. K. në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Administratës dhe A. A. në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër të kësaj komune, kanë kryer veprën penale shpërdorimi i pozitës ose autorizimit.

Gjithashtu i akuzuari R. M. dhe S. P. për dispozitivin III të aktgjykimit janë shpall fajtor, pasi që R. M. në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe S. P. në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë, kanë kryer veprën penale shpërdorimi i pozitës ose autorizimit.

Gjykata pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarin R. M. për dispozitivin e aktgjykimit II dhe III i shqipton një dënim unik prej 1 (një) viti burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari për periudhën e verifikimit prej 2 (dy) viteve nuk kryen vepër tjetër penale, në të kundërtën dënimi me kusht mund të revokohet.

KKVITI

Të akuzuarin M. K. për dispozitivin e II të aktgjykimit e dënon me kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve me kusht që brenda periudhës së verifikimit prej një (1) viti të mos kryej vepër tjetër penale.

I akuzuari A. D. është shpall fajtor për dispozitivin e II të aktgjykimit dhe gjykata ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muajve, me kusht që brenda periudhës së verifikimit prej 1 (një) viti të mos kryej vepër tjetër penale.

I akuzuari S. P. është shpall fajtor për dispozitivin e III të aktgjykimit dhe është dënuar në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim, me kusht që brenda periudhës së verifikimit prej 1 (një) viti të mos kryej vepër tjetër penale.

Trupi gjykues të akuzuarin R. M., ka liruar nga akuza për dispozitivin I të aktgjykimit për veprën penale shpërdorimi i pozitës ose autorizimit.
Ndërkohë për dispozitivin IV të aktgjykimit, veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit, gjykata ka refuzuar akuzën për të akuzuarit R. M., M. K. dhe A. T.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.