Gjykata për UÇK’në, në tri shtete

Në fund të kësaj jave, nga institucionet e Kosovës dhe liderët e partive politike, diplomatë evropianë dhe amerikanë do të kërkojnë ta mbështesin një marrëveshje me BE’në për Gjykatën që do t’i trajtojë hetimet për Dick Martyn.
Gjykata do ta ketë selinë në Bruksel, një zyrë në Prishtinë dhe seancat do t’i mbajnë në Holandë, shkruan Tribuna.
Bashkë me të do të zgjatet mandati i EULEX’it. Misioni i BE’së do t’i mbajë kompetencat dhe nuk do ta ndryshojë emrin.
Zyra në Prishtinë do të jetë administrative dhe do të ketë funksion të komunikimit me publikun. Selia në Bruksel është vendqëndrimi i Prokurorit dhe stafit kryesor të Gjykatës.