Gjykata ngrin pronat e Leka Zogu II, nuk paguajti kredinë 500 mijë Euro

Princi Leka ka humbur gjyqin kundër një banke të nivelit të dytë ku ai ka marrë një kredi prej 518 mijë eurosh.
Një shoqëri përmbarimore kishte lëshuar ndaj Leka Zogu II një urdhër për sekuestro konservative, “ngrirje”, të katër pronave të paluajtshme të tij në kryeqytet, shkruan Panorama.
Urdhri për “ngrirjen” e pronave të familjes mbretërore, që daton më 6 dhjetor 2013, është lëshuar për shkak të mosshlyerjes së kësteve të kredisë nga ana e Leka II Zogut.
Në vendimin e saj gjykata rrëzoi pretendimet e Zogut, i cili kërkonte kundërshtimin e këtij urdhri. Sipas të dhënave, kredia prej 518 mijë eurosh është marrë në vitin 2009. Për shkak të mospagesave të kësteve të saj, në vitin 2012 Gjykata e Tiranës lëshoi urdhër për ekzekutimin e saj.
Garanci për këtë kredi nga ana e Zogut ishte lënë një pasuri në bregdet në pronësi të K. K., 180 mijë metra katrorë truall, në Poro, Vlorë.