ARKATANA

Gjykata në veri, sipas ligjeve të Kosovës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Shefja e delegacionit të Kosovës për bisedime teknike me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka deklaruar se Gjykata Themelore dhe Zyra e Prokurorisë në veri të vendit do të jenë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Në një bisedë për “Epokën e re” ajo nuk ka prejudikuar rezultatin e takimit të ardhshëm në mes të dy kryeministrave që do të mbahet më 12 shkurt në Bruksel, por ka bërë me dije se qëndrimi i palës kosovare mbështet edhe nga BE-ja.

“Ajo që mund t’ju them është se qëndrimi ynë është i vendosur që gjykata dhe prokuroria duhet të veprojnë me ligjet e Kosovës. Prandaj, strukturat që do të veprojnë në veri, pra Gjykata Themelore dhe një zyrë e prokurorisë, duhet të jenë në harmoni të plotë me ligjet e Kosovës. Po ashtu, BE-ja mbështet bazën ligjore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kjo është e paraparë edhe në marrëveshjen për normalizim e cila flet për këto çështje”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për diferencat e Kosovës dhe Serbisë në këtë çështje, Tahiri ka treguar se shteti serb pretendon të ndërtojë koncept etnik të gjykatave. Mirëpo, sipas saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet të arrihet asnjëherë. “Ajo që ka mbetur si çështje e cila ka pasur diferencë në qëndrime është se pala serbe ka insistuar në një lloj koncepti etnik të gjykatave, që nënkupton një lloj ndarje etnike. Qëndrim ynë në këtë drejtim ka qenë i qartë dhe do të mbetet se nuk mund të ketë zgjidhje etnike. Gjykatat kanë të bëjnë me drejtësinë, drejtësia është një vlerë universale dhe nuk ndahet në asnjë lloj linjash. Pra, qëndrimi ynë është se edhe përbërja e tyre etnike duhet t’i reflektojë ligjet e Republikës së Kosovës që rregullojnë këto çështje”, është shprehur Tahiri.

Fundamenti

Tahiri ka vlerësuar se në takimin e radhës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, i cili do të mbahet më 12 shkurt, fillimisht do të adresohet çështja e vlerësimit të shkallës së implementimit të marrëveshjeve në kuadër të marrëveshjes së 19 prillit, ndërsa më pas do të diskutohet çështja e mbetur, e cila ka të bëjë me shtrirjen e strukturave gjyqësore dhe të prokurorisë në pjesën veriore të vendit.

“Siç e dini, në dhjetor, në takimin e kryeministrave me baroneshën Ashton është arritur marrëveshja që në pjesën veriore do të ketë një gjykatë themelore që do të vlejë për gjithë rajonin e Mitrovicës, ashtu siç e parashohin ligjet e Kosovës, si dhe do të ketë një zyrë të prokurorisë. Veprimtaria e tyre do të jetë në kuadër të sistemit unitar të shtetit të Kosovës dhe do të jetë plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës për këtë çështje”, ka deklaruar Tahiri.

Sa i përket shpërbërjes së strukturave paralele në fushën e drejtësisë, zëvendëskryeministrja Tahiri ka vlerësuar se kjo çështje është në proces e sipër. Sipas saj, ata persona që kanë punuar në këto gjykata tani po presin të integrohen në institucionet e Kosovës.

“Shpërbërja e strukturave paralele në fushën e drejtësisë, përkatësisht të gjykatave dhe të prokurorisë, është në proces e sipër. Ajo që deri tash është arritur është se këto gjykata paralele serbe kanë ndërprerë pranimin e lëndëve të reja. Praktikisht individët që kanë punuar në këto gjykata janë në pritje të integrimit në institucionet e drejtësisë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.