Uji Dea

Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme, ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Srpska.

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;”, thuhet në vendimin e saj.

Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Lista Srpska u ankua në Kushtetuese për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Mobi Casa

“Bazuar në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata nënvizon se themelimi i institucioneve shtetërore, siç është organi më i lartë përfaqësues i sovranit pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve e që është përgjegjësi parësore e deputetëve të zgjedhur duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën. Duke qenë se pretendimet e parashtruesve të kërkesës, në thelb, kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e vendimeve të marra dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Seancës Konstituive, si akt kushtetues, Gjykata vlerëson se pretendimet dhe faktet e prezantuara nga parashtruesit e kërkesës ngrenë çështje të nivelit kushtetues që ndërlidhen
me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend”.

Gjykata në vendim tha se “konsideron se pa u vlerësuar pretendimet e lartcekura të parashtruesve të kërkesës në rastin para saj, është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit, në mënyrë që të mos cenohet rendi juridik dhe demokratik në Republikën e Kosovës”.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb e ka shpallë të konstituuar Kuvendin dhe Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar të vazhdojë procedurën e dërgimit të emrit për mandatar të Qeverisë, por pas këtij vendimi të gjykatës, këtë s’do të mund ta bëjë./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.