FIDANISHTJA

Gjykata Kushtetuese, në shërbim të politikës ditore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si titullar i institucionit do të duhej të jepte përgjegjësi për veprimet e tij, ka thënë njohësi i kushtetutës, Riza Smaka. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ish-deputeti Smaka ka deklaruar se të dhënat të cilat i ka prezantuar Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, lënë vend për dyshime se nuk është gjithçka pastër në Gjykatën Kushtetuese.

Smaka ka thënë se përderisa kjo aferë nga Avokati i Popullit prezantohet publikisht dhe me shkresa, letra e dokumente, atëherë del se Gjykata Kushtetuese nuk vepron në mënyrën dhe metodologjinë që do të duhej të funksiononte. Smaka e ka vlerësuar të padrejtë përfshirjen e Gjykatës në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas Smakës, Jahjaga po të ishte tamam presidente në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe të vepronte sipas Kushtetutës dhe autorizimeve që i ka, do ta dekretonte zgjedhjen e kryeprokurorit.

Së fundi, Avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për mashtrim dhe falsifikim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari Carolan e ka pranuar se nuk ka marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes së trajtuar.

ARKATANA

I pyetur se si interpretohet ky rast dhe nëse ka këtu vepër penale, Smaka thotë se “derisa nuk e verifikon gjykata përfundimisht çështjen, askush nuk mund të thotë se ka bërë vepër penale, kushdo qoftë, madje edhe vetë kur e pranon kryesi i veprës penale.

“Pra kjo është rregulla juridike. Por të dhënat të cilat i ka prezantuar Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, janë indikative se çështja është e mjegullt dhe aty është përzier diçka dhe nuk është gjithçka pastër”, tha ai.

“Po ashtu është për brengosje të sinqertë veprimi i tillë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është instancë e lartë për vlerësimin e drejtë dhe të saktë të Kushtetutës, harmonisë së bazës ligjore me Kushtetutën. Me fjalë të tjera, e ka një pozicion shumë të lartë në hierarkinë gjyqësore, ku do të duhej të punohej me konformitet konsekuent, me kushtetutën e ligjin. Jo të veprohet asisoj ku zotëri Carolan thotë “unë nuk kam qenë dhe nuk kam votuar”, e në anën tjetër ai figuron se ka marrë pjesë në votim. Me këtë rast del se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i ligjshëm, sepse po mbulohet një votë, pa votën e Carolanit, nuk janë shtatë vota. Kjo është çështja”, thotë Smaka. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.