Fundamenti

Gjykata Kushtetuese gaboi në rastin e Bajrush Xhemajlit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rasti i Bajrush Xhemajlit pretendohet se do ta shtyjë Këshillin Gjyqësor të Kosovës të takohet së shpejti me Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Shkas është bërë një fjali e shkruar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument që pritet të publikohet zyrtarisht më 16 tetor 2013, e që është në pjesën ku flitet për ndërhyrjet e mundshme të politikës në gjyqësor.

Mobi Casa

“…Gjykata Kushtetuese duke marrë përsipër rastin dhe duke e kthyer në Gjykatën Supreme për rishqyrtim, gabimisht ka sugjeruar se mund të marrë mbi vete të drejtën të veprojë si një gjykatë shtesë e instancës së fundit”.

Për një konstatim të tillë, Enver Peci, kryesues i KGJK-së, thotë se është më mirë të pyetet vetë Gjykata Kushtetuese sesa KGJK-ja.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për gjykatat dhe institucionet tjera”, thotë Peci për Tribunën. “KGJK-ja së shpejti do ta mbajë një mbledhje me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe me siguri se do të adresohen problemet në mënyrë që të mos na përsëriten rastet e problemet e ngjashme”…(Tribuna).