Eko Higjiena

Gjykata i shqipton dënim me burgim dhe gjobë të akuzuarit Fuad Haxhiu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Fuad Haxhiu, duke i shqiptuar dënim prej 3 (tre) vite burgim dhe 3.000 Euro gjobë.

I akuzuari me datë 02.02.2020 në mënyrë të paautorizuar, ka blerë dhe poseduar substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1 (një) kilogram e 200 (dyqind) gramë, e cila është gjetur në shtëpinë e tij në fshatin Kabash të Vitisë, gjatë bastisjes nga zyrtarët policorë e njëjta është sekuestruar bashkë me një peshore.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

ARKATANA

Kryetari i trupi gjykues ka nxjerrë aktvendim me të cilin ka aprovuar pranimin e fajësisë të akuzuarit, ndërkohë dënimin e shqiptuar me burgim dhe gjobë, ka vlerësuar në harmoni me peshën e veprës penale, pasi që i njëjti është një recidivist i këtyre veprave.

Gjithashtu është nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.