Gjykata i jep të drejtë grevës së punëtorëve të KEDS-it

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjykata Themelore e Prishtinës nuk do ta ndalë grevën e punëtorëve të Korporatës Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit.

Ajo u ka dhënë të drejtë sindikalistëve për organizimin e grevave përmes aktvendimit me të cilin i refuzohet si i pabazuar propozimi i KEDS-it për caktimin e masës së sigurimit me të cilin ka kërkuar të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Federatës së Sindikatave të pavarura “Elektrokosova” për t’u hedhur në grevë.

Mobi Casa

Padia nga menaxhmenti i KEDS-it është bërë më datën 16 tetor dhe kërkesa është shqyrtuar në kohë rekorde. Gazeta kishte raportuar se të enjten ishte mbajtur seanca dëgjimore, ndërsa Sindikata të hënën e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore…