United Hospital

Gjykata i dënon me 9 vjet burgim dhe 2.400 euro gjobë dy të akuzuarit I.A. dhe E.H.

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan, – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve I. A. dhe E. H.. Të akuzuarit me datë 5.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë me përdorimin e forcës me një mjet të fortë kanë hapur një dritare në katin përdhes, duke depërtuar brenda, të cilët kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marr një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparic, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22.

Të akuzuarit të njëjtën ditë në mënyrë të paautorizuar e në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët kanë tentuar të shesin armët e vjedhura.

I akuzuari I. A., në ditën e njëjtë në ora 16:25, në fshatin Malishevë, gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të njëjtit i është gjetur lëndë narkotike në sasi 0.62 gram e llojit kokainë.

Hidromorava

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve të akuzuarin I. A., për veprat penale 1) në bashkëkryerje vjedhje e rëndë,
2) mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
3) në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe
4) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.400 Euro.

Të akuzuarin E. H., për veprat penale: 1) në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, 2) mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe 3) në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, i shqipton dënim unik në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.000 Euro.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.