United Hospital

Gjykata e varur nga e ardhmja e PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Themelimi i Gjykatës Speciale nuk varet i gjithi nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re. E ardhmja e kësaj gjykate do të varet edhe nga forca numerike e partive politike që do ta qeverisin vendin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Kjo për faktin se atyre do t’u bie barra që ta hartojnë pakon e ndryshimeve të domosdoshme ligjore dhe kushtetuese për ta vënë në funksion Gjykatën Speciale.

Mbështetja e shumicës parlamentare në legjislaturën e kaluar për themelimin e një trupe gjyqësore që është jashtë sistemit unik të drejtësisë në Kosovë, nuk paraqet asnjë garanci se e njëjta gjykatë mund ta marrë edhe mbështetjen e deputetëve të legjislaturës së pestë. Këtë bindje e ka njëri nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në pranverë jo edhe aq vullnetshëm ka votuar pro krijimit të gjykatës.

UBT

“Si parti në pushtet, neve na pat rënë barra që t’i japim mbështetje një procesi aspak popullor, por, nëse eventualisht ndodh që PDK-ja të mbetet në opozitë, asnjë nga deputetët tanë nuk do të ndien më përgjegjësi për t’i votuar ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që kanë mbetur për t’u miratuar në legjislaturën ende të pakonstituuar”, ka thënë ky zyrtar, pa dashur të flasë me emër…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.