Gjykata e Strasburgut: Zvicra ia ka ndaluar me të drejtë hyrjen kosovarit

Deliktet e kryera nga ai janë aq të rënda sa që përkundër të drejtës themelore për bashkëjetesë familjare, arsyetojnë masën e ndalimit shtatëvjeçar të hyrjes në Zvicër.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë këto ditë një vendim lidhur me një ankesë që një shtetas kosovar ka ushtruar kundër gjyqësisë zvicerane.

Në rastin e ndalimit të hyrjes në Zvicër që autoritetet zvicerane i kanë shqiptuar kosovarit, është vepruar drejt dhe në mënyrë korrekte, shkruan zentralplus.ch. Kosovari në fjalë kishte marrë këtë dënim (krahas dënimit me burg) për shkak të delikteve me tregti droge, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë, në ankesën e tij kishte theksuar se ai duhet të qëndrojë në Zvicër për shkakun se gruaja dhe një fëmijë i tij janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdesin e tij.

Ndërsa gjykata në fjalë, vendimin e saj e ka arsyetuar duke theksuar se i dënuari edhe ashtu kishte fare pak kontakte me familjen e tij, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, deliktet e kryera nga ai janë aq të rënda sa që përkundër të drejtës themelore për bashkëjetesë familjare që i takon, arsyetojnë masën e ndalimit shtatëvjeçar të hyrjes në Zvicër.

Gjykata e Strasburgut: Zvicra ia ka ndaluar me të drejtë hyrjen kosovarit

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).