Uji Dea

Gjykata e Strasburgut hedh poshtë ankesën e kosovarit ndaj Zvicrës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)me seli në Strasburg ka hedhur poshtë ankesën e një shtetasi kosovar të bërë kundër Zvicrës. Autoritetet zvicerane kishin kundërshtuar kthimin nga Kosova në Zvicër kosovarit të cilin këto autoritete e kishin dëbuar më parë.

I përmenduri në ankesën e tij kishte shkruar se është dëbuar padrejtësisht në Kosovë, pasi që, sipas tij, Zvicra është vendi me të cilin lidhet jeta e tij, pasi që aty i jeton nëna dhe vëllezërit e motrat.

Fundamenti

Sipas GJEDNJ, Zvicra ka vepruar drejtë kur i ka ndaluar kosovarit kthimin në vend. Gjykata në arsyetimin e saj veç tjerash thotë se personi në fjalë nuk ka qenë i integruar mirë në Zvicër, shkruan srf.ch. Përveç kësaj, ai, si në rininë e hershme ashtu edhe si i rritur ka qenë i përfshirë në veprime kriminele.