Eko Higjiena

Gjykata e Prokuroria e Gjilanit të vendosur për të mbrojtur votën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Agron Uka zëvendës kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se ka prokurorë që gjatë zgjedhjeve 24 orë do të kujdestarojnë dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin, pa hezitim do të arrestohen dhe do të marrin dënimin e merituar. Edhe Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore paralajmëron të gjithë ata që mendojnë se mund të bëjnë presion ditën e zgjedhjeve se dënimet janë të rrepta dhe nuk ka tolerime për askënd.

Përfaqësues të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe ata të Prokurorisë Themelore kanë tërhequr vërejtjen për të gjithë ata që tentojnë të keqpërdorin procesin zgjedhor se do të jenë të rreptë deh të pamëshirshëm në ndëshkimin e personave që kapen duke mashtruar procesin zgjedhor.“Ka edhe një ekip të prokurorëve, që do të vëzhgojnë situatën në enklavat serbe dhe nuk do të lejohet që atje tu jepen para votuesve. Nëse nuk i zë burgu, do t’i mbajmë edhe në vende të tjera, por nuk do të lejojmë që të keqpërdoren zgjedhjet”, ka thënë Agron Uka për rajonipress.

Uka tha se prokuroria e Gjilanit është e gatshme për zgjedhjet e nëntorit dhe ne do të arrestojmë çdo person që kapet duke keqpërdorur procesin zgjedhor.

Uji Dea

Edhe Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan tha për rajonipress se vjedhja e votave ose mashtrimi i këtij procesi do të ndiqet në mënyrë rigoroze. “Ne po vëzhgojmë dhe do të jemi shumë aktiv. Tani do të jemi shumë të rreptë dhe deri tani asnjë rast nuk ka mbetur pa u dënuar nga zgjedhjet e kaluara” tha Haziri.

Haziri tha se tani ligjet janë shumë të qarta dhe dënimet janë shumë të rrepta.”Nuk do të tolerojmë që vota të keqpërdoret. Kemi pasur raste të shumta të keqpërdorimit të procesit zgjedhor dhe të gjitha lëndët janë kryer dhe janë vendosur me burg efektiv. Jemi të pamëshirshëm ndaj atyre që tentojnë të bëjnë malverzime të ndryshme në emër të procesit zgjedhor. Vepër penale është edhe ai që e shet votën, por edhe ai që e blenë atë. Edhe presionet dhe shantazhet janë të dënueshme” tha Haziri./rajonipress/