Gjykata e Kranjit: Haradinajn e liruam për shkak se ishte në një mision special
Gjykata e Kranjit i ka dhënë një sqarim agjencisë së lajmeve Reuters për lirimin e Ramush Haradinajt.
“Ambasada e Kosovës në Lubjanë… na dërgoi një notë diplomatike ku konfirmohet se qytetari i Kosovës ishte duke kaluar nëpër Slloveni derisa ishte duke u kthyer nga një mision special diplomatik jashtë, e kjo është edhe arsyeja që Sllovenia duhet t’i lejojë kalim të lirë”, ka bërë të ditur Gjykata e Kranjit për Reuters.
Haradinaj është arrestuar në Aeroportin e Lubjanës pas kthimit nga Berlini. /Express/

