Uji Dea

Gjykata e Kamenicës ka vetëm një përkthyes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në kuadër të projektit “Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë”, është mbajtur konferenca për media lidhur me raportin e monitorimit te Gjykatës Komunale dega në Kamenicë mbi respektimin e dygjuhësisë.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Gjykatës Themelore te Kamenicës, anëtarë te shoqërisë civile, media lokale.

FIDANISHTJA

Besime Tusha, projekt menaxhere në fillim të konferencës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .”Jemi në fund të projektit dhe ne po shpalosim raportin e monitorimit shtatë mujor të gjykatës, po në këtë raport kemi paraqitur të gjeturat nga monitorimi i çështjeve lidhur me nivelin e zbatueshmerisë së dy-gjuhësisë, të gjeturat nga niveli i shpeshtësisë dhe arsyet për shtyrjen e seancave, të gjeturat nga monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, si dhe rekomandimet e dala nga tryezat dhe takimet e mbajtura “, ka thënë Tusha.

Të gjeturat nga monitorimi sipas monitoruesve të OJQ-së ”NOPM” janë: Gjykata Themelore në Kamenicë operon me një përkthyes që nuk mjafton për të mbuluar nevojat e gjykatës, jo në mënyrë të rregullt azhurohen njoftimet, fillimi me vonesë i seancave (palët nuk vijnë në kohë të caktuar), dështimi i dorëzimit të shpejtë i procesverbalit në gjuhët e tyre përkatëse, numri i vogël i gjyqtarëve, numri i vogël i prokurorëve, neglizhenca e vetë palëve për të ju u përgjigjur ftesave, mungesa e publikut në seanca, këto ishin disa nga pikat e detajizuara nga raporti i monitorimit të Gjykatës në Kamenicë” ka thënë Tusha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.