Fundamenti

Gjykata e Gjilanit shqipton 100 ditë burg për maqedonin Dragoslav Arsovskin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan të martën ka dënuar dhe shpallur fajtor me 100 ditë burgim efektiv dhe me 400 euro gjobë maqedonin Dragoslav Arsovskin për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit.

Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala pranë Gjykatës Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Dragoslav Arsovski (1959), raporton rajonipress.

RCCOLA

Shala ka dënuar me 100 ditë burgim efektiv dhe 400 euro gjobë Arsovskin nga Kumanova e Maqedonisë me arsyetimin se si rrethanë lehtësuese është marr pranimi i fajit dhe si rrethanë rënduese është marrë fakti se nga kjo vepër i është shkaktuar dëm i madh shtetit të Kosovës.

Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokurori Isuf Sadiku e ngarkonte Arsovskin se me 16 shtator 2013 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, me dashje, i ofron drejtpërdrejtë dhënie të ryshfetit personit zyrtar – policit në kryerjen e detyrës zyrtare duke i futur 10 euro, me qëllim që ta lejon njërin nga pasagjerët që të hyjë pa dokumente në territorin e Kosovës thuhet në aktakuzë./rajonipress/