Gjykata e Gjilanit dënon me gjashtë muaj burgim me kusht Fehri Qerimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht ish drejtorin e arsimit në Viti, Fehri Qerimin i cili më 2012 kishte shpërdoruar pozitën zyrtare.

Në aktgjykimin e gjykatësit Ilmi Dalipi thuhet se Fehri Qerimi në cilësinë e drejtorit të arsimit në Viti, me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër, shpërdoron pozitën e tij zyrtare ose autorizimin duke mos i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t`i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht shkel të drejtat e personit tjetër në atë mënyrë që në konkursin e shpallur nga drejtoria e arsimit për një mësues në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti në vitin 2012 ka shkelur legjislacionin për arsimin e lartë, rekomandimin e departamenti të arsimit në Gjilan, dhe lidhë kontratë pune me një kandidate tjetër që e kishte të kryer fakultetin e Edukimit me një institucion të arsimi privat të pa licencuar dhe të pa akredituar e në rastin konkret nuk pranohet kandidatja me kualifikimin e kërkuar ligjor e dëmtuara Filloreta Emërllahu.

Uji Dea

Andaj Gjykata ka dënuar me 6 muaj burgim dënim me kusht Fehri Qerimin./rajonipress/