RCCOLA

Gjykata e Apelit vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Gjilanit refuzon si të pabazuar ankesën e Prokurorisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Gjilanit dhe e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit në rastin e Senad Ramajt. Gjykata e Apelit nuk ka gjetur shkelje në aktgjykimin e Gjykatës së Gjilanit kurse për Senad Ramajn kjo është edhe një betejë e fituar nga mafia e nëntokës dhe grupet mafioze që fatkeqësisht janë përkrahur tash e sa vite edhe vet brenda LDK-së.

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë së Gjilanit dje ka vërtetuar si të bazuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në rastin e Senad Ramajt drejtor në kompaninë “Eco – Higjiena” në Gjilan.

Gjykata e Apelit departamenti për krime të rënda ka konstatuar se Gjykata e Gjilanit e ka liruar të akuzuarin Senad Ramaj për shkak të veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar derisa kundër këtij aktgjykimi ka ushtruar ankesë Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Gjykata e Apelit pasi shqyrtoi të gjitha shkresat e kësaj çështjeje juridiko penale studio aktgjykimin e ankimuar dhe pasi vlerësoi pretendimet e cekura në ankesë, gjeti se Ankesa është e pabazuar” thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Gjykata e Apelit e Kosovës me vëmendje ka shqyrtuar aktgjykimin e shkallës së parë, ankesën e Prokurorisë si dhe shkresat e lëndës dhe vlerëson pretendimet e Prokurorisë se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është përfshirë me shkelje.

Eco Higjiena

Gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsyet për faktet vendimtare, duke paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për cilat arsye i konsideron të vërtetuara, apo të pavërtetuara, ka vlerësuar saktësinë e provave kundërthënëse dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështjeje penalo juridike, e sidomos me rastin e vërtetimit të mos ekzistimit të veprës penale dhe mos ekzistimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit.

Meqë aktgjykimi i shkallës së parë nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike nuk kemi as shkelje të ligjit penal e që do të kushtëzonte anulimin e tij thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe Senad Ramaj ka më shumë se shtatë vite që bredhë poshtë e lartë duke kërkuar të vërtetën dhe duke u ballafaquar me një grup shumë të rrezikshëm i cili nga fillimi është përkrahur edhe nga qeverisja komunale. Tashmë gjithçka po qartësohet sepse Senad Ramaj ka fituar të gjitha proceset gjyqësore ndaj këtij grupi.

Dosja e “Eco – Higjiena” është krijuar në bazë të akuzave fallse dhe intrigave kriminale e kuzhinave të porositura. Me këtë dosje në të ardhmen pritet të merren ekspert e institute të njohura edhe ndërkombëtare për të parë se si janë shantazhuar austriakët dhe si është goditur nga krimi dhe mafia e nëntokës një partneritet që për qëllim kishte avancimin e një ambienti më të pasur në Gjilan./rajonipress/